Hajdari: Politika po bën lojë të pisët

Deputetja e radhitur si opozitare, Rudina Hajdari, ka thënë se me dekretin e shtyrjes se zgjedhjes dhe me mocionin për shkarkimin e presidentit po bëhet lojë e pisët.

Sipas saj, rezoluta nuk ka vlerë juridike dhe vetëm e shantazhon Metën. Ajo tha se organi i vetëm që konstaton shkelje është Gjykata Kushtetuese e cila aktualisht nuk është funksionale për shkak të procesit të vetingut.

“Rezoluta nuk ka vlerë juridike, ngre presionin dhe shantazhon presidentin. Gjykimin e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Mocioni i shkarkimit për presidentin vjen me 34 deputetë. Fakti që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është fatkeqësi e madhe. Prandaj shqiptarët po shohin një lojë të shpifur. Gjykata është organi i vetëm që konstaton këtë lloj shkelje”, tha ajo.

Megjithatë, Hajdari dyshoi edhe në sinqeritetin e Metës duke ngirut disa pyetje edhe për kreun e shtetit.

Ajo tha se fakti që gruaja e presidentit, Monika Kryemadhi, është e përfshirë në këtë konflikt e bën të ketë konflikt interesi dhe se Meta duhet të ulet me të gjitha palët.

Hajdari shtoi se në rast shtyrje të datës së zgjedhjeve, nuk mund të shtyhet më tepër se një muaj./parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*