GRENELL DHE RRAHAGJOKËSIA E LIDERËVE KOSOVRË

Hysen Gecaj

 Jemi dëshmitarë që këto ditë që lamë pas në skenën politike rajonale u bënë disa lëvizje të shpejta,befasuese dhe tëveshura me një lloj vendosmërie nga ata që bënë këto lëvizje sa që liderëve rajonal,në këtë rast Kosovë e Serbi nuk u la shumëvend për tu shprehur në favor të kundërshtimit të ideve për marrëveshjet e transportit ajrorë dhe hekurudhorë në mes tëKosovës dhe Serbisë. Në fakt,ky veprim i Grenell në vizitat Prishtinës dhe Beogradit ishte pasqyrimi më i mirë i paraqitur nëskenë të hapur i pafuqisë së lidershipit Kosovarë dhe Serb nësituata kurë fuqitë e mëdha marrin vendime serioze. Bashkësia ndërkombëtare deri më tani i kishte “lazdruar” liderët ballkanik duke u lënë hapësirë atyre që të vendosin për çështje të mëdha e të cilat për fat të keq nuk janë arritur në asnjë rast nga këta lider që nga fillimi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

E tëra çka ka ndodhë në situatat kurë Amerikanët në rend të parëe pastaj edhe evropianët nuk kanë ndërhyrë ishin grindjet mes liderëve politikë,rrahagjokësia,thirrja në një patriotizëm primitiv se kush ka bërë më shumë për lirinë e vendit (e ne e dimë mirësa kanë dhenë e sa i kanë marrë këtij vendi) këta lider.Ndoshtaedhe kjo pse ndodhë kështu, ka arsyen e vet.Ndoshta këta liderëjanë të vetëdijshëm për pa aftësinë dhe pa fuqinë e tyre prandaj e vetmja që u mbetet është të mashtrojnë popullin me përralla (e që është për keqardhje se sa lehtë ky popull i kapërdinë) dhe tëzhvatin sa të munden deri sa janë në pushtet.

Ka në histori të dhëna për lider të cilët janë zhvilluar me kalimin e kohës në lider të kalibrit të fuqishëm edhe pse kanë pasur ndoshta të kaluar të një bodigardi,këngëtari,aktori,mekaniku …por këta liderët tanë mbetën aty ky ishin për sa i përket mendësisë. Ndryshimi i vetëm është pasuria marramendëse që e “fituan”.

Ti kujtojmë disa të dhëna që na bëjnë të kuptojmë se sa të pa fuqishëm e kemi lidershipin: Qytetarëve duhet të u kujtohet njëpolitikë paqësore me mitingje e demonstrata e cila të vetmin sukses kishte të tregonte se ende jemi gjallë.Zgjedhje praktike nuk kishte.Ndodhën luftërat në Kroaci dhe BeH,ndodhi Dejtonidhe ne s’patëm fuqi të bënim as hapin më të vogël për tëtërhequr vëmendjen e botës dhe të parandalonim luftën e Kosovës.Liderët tanë mbetën korridoreve të Evropës dhe Amerikës.Lufta në Kosovë filloi, dhe ne në vend se tëorganizoheshim sa më mirë kundër armikut,ndodhi dhe shpallëm UÇK-në dorë e zgjatur e Serbisë ndërsa vetë UÇK-ja nuk kishte kapacitete për tu ballafaquar e vetme kundër armikut.U krijua një FARK i cili në fakt më shumë paraqiti rrezik për përçarjendër shqiptare se sa kishte kapacitete që të luftonte kundër armikut. Fatbardhësisht askush nuk na pyeti për fillimin e bombardimeve të NATO-s dhe ndodhi mrekullia por jo nga lidershipi ynë.Pas lufte vazhduam me mos unitet politik,grindje e vrasje politike e mafioze për kontrollin e tregut të përfitimeve të liderëve.Në pazotësinë tonë  u bënë edhe shumë marrëveshje pa pyetur shumë liderët tanë e as neve si popull i përvuajtur-ndoshta më mirë për ne…

…cka bën liderët tanë deri më tani. U grindën dhe vazhdojnë tëgrinden për meritat që si kanë  dhe nuk u takojnë.Vazhdojnë ta mashtrojnë,vjedhin vendin dhe popullin.

Tani pas lëvizjeve të fundit të Grenell na mbetet të shohim se si do të shkoj puna me këmbënguljen e disave për mos dialog me serbin,e ndonjërit për mos heqjen e taksës,e tjetrit për mosdhënien e territoreve , apo çështje në të cilat janë zvarritur proceset deri më tani për shkak se këta lider treguan zotësi deri në kërcënimin me jetë të njëri tjetrit por kurrë nuk treguan aftësi ne zgjidhjen e problemeve të brendshme. Për ato të jashtme mos të flasim…/parrotlla.net:

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*