Google falënderon punonjësit shëndetësorë që po luftojnë me pandeminë COVID-19

Google nëpërmjet një video të shkurtë një minutëshe ka falënderuar punonjësit shëndetësorë në gjithë botën që po përballen me pandeminë COVID-19.

Ata janë në vijën e parë të frontit në luftë kundër virusit COVID-19 dhe shumë prej tyre janë infektuar e kanë vuajtur shumë e derisa numër i lartë i tyre kanë vdekur nga COVID-19.

Google gjithashtu ka njoftuar se njerëzit po kërkojnë në internet se si mund të ndihmohen punonjësit shëndetësorë.

Nga Google gjithashtu kanë treguar se pyetjet ndër më të shpeshtat janë se si të ndihmohen mjekët dhe si të ndihmohen spitalet.

Shpërndaje