Goditet për vdekje babai i Nicki Minaj, Robert Maraj

Robert Maraj, babai 64-vjeçar i rep artistes Nicki Minaj, ka vdekur pasi u godit nga një veturë, shoferi i së cilës u largua nga vendi i ngjarjes raporton The Guardian.
Robert Maraj ishte duke ecur përgjatë një rruge në Mineola të Long Island në orën 18:15 pasditen e së premtes, kur papritmas u godit nga një makinë e cila përkundër “aksidentit” nuk ndaloi, tha policia e qarkut Nassau.
Maraj u dërgua në një spital, ku edhe u shpall i vdekur të shtunën.
Policia po kërkon që çdo dëshmitar i përplasjes fatale të dalë përpara ligjit.
Gjithashtu, ata janë shprehur të jenë të përkushtuar në këtë rast dhe se janë duke zhvilluar hetime deri në zbardhjen finale të rastit.
Por, Onika Tanya Maraj, për publikun e njohur si Nicki Minaj nuk ka bërë asnjë deklaratë publike deri më tani

Shpërndaje