Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti.

Ai vlerësoi se sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh.

“Gjysma e kontributpaguesve pensionalë mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti… vetëm 31 euro. Me siguri gjysmën e kësaj shume do e përpijë banka në emër të mirëmbajtjes.

Nga ana tjetër, 42.5 euro mesatarisht në ditë shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare. E 11.748 euro ka kushtu vetëm një biletë aeroplani.

E ka plot punëtorë, që ende nuk e kanë marr 170 euroshin, ndihmën e premtuar nga paketa “emergjente”.

Derisa hanë e pinë ministrat e deputetët, e deri sa i kanë kryer pushimet në det, mijëra qytetarë janë në ankth se kur do t’i marrin 170 euro e kur do kenë mundësi t’i tërheqin 31 euro prej Trustit…

Sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh.

Para disa ditësh deri sa po i qethja flokët, e pyeta pronarin e lokalit nëse ka përfitu nga paketa për pagesën e qirasë së lokalit. “Shyqyr që nuk mbaj shpresa në shtet, se isha tranu”, tha ai.

E po që ka plot të tillë që shpresat i kanë bazu të shteti, e dojnë me i tranu nga papërgjegjshmëria e grykësve”, shkroi ai.

Ndërsa, edhe gjatë seancës së djeshme ka dështuar votimi i projektligjit ku parashihet edhe ndryshimi ligjor, që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga qytetarët.

Shpërndaje

Comments are closed.