Gjuriq: Njohja e Kosovës nuk është e pakthyeshme

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se “tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Surinami rrëzon pretendimet e autoriteteve në Prishtinë se ky proces është i pakthyeshëm”.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka publikuar gjatë ditës një letër ku përmes së cilës pretendon se ku shtet ka çnjohur Kosovën.

Gjuriq më tej e ka komentuar këtë para reporterëve, ku ka shtuar se argumentet që ka shtyrë përpara Serbia kanë treguar rezultat në rastin e vendimit të Surinamit, shkruan Danas, përcjellë Klan Kosova.

Ai ka shprehur besimin se dialogu i brendshëm për Kosovën do ta forcojë Serbinë dhe do të rrisë aftësinë për ta zgjidhur këtë çështje.

Gjuriq në një tryezë me profesorë të Fakultetit të Drejtësisë të Serbisë, ka thënë se ata flasin vetëm me “gjuhën e argumentit”.

Shpërndaje