Gjermani Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është përzgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, edhe shefi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Politikë të Jashtme, Xhavit Haliti, teksa tha se kanë arritur të neglizhojnë pretendimin e rusit Alexei Kondratiev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

“Është e vërtet se ne jemi munduar dhe kemi arrit, rezultati është shumë pozitë për neve, 6 vota i ka fituar rusi, 33 i ka fituar Peter  Beyer, kështu zotëri Peter Beyer është raportues për Kosovën”, tha ai.

Po ashtu dhe faqja zyrtare në Twiter e Parlamentit Evropian e ka uruar deputetin gjerman Beyer për pozitën e raportuesit.

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexei Kondratiev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*