Gjendet pa shenja jete një grua brenda veturës në Partesh

Një grua e moshës 56 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Partesh.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shku në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete . Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion.

Shpërndaje