Gjashtë mënyrat se si rrjetet sociale ndikojnë keq në shëndetin mendor

Ngritja e medieve sociale po nënkupton që ne si popull global jemi më të lidhur se sa që kemi qenë ndonjëherë në historinë e kohës, shkruan The Independent.

Sidoqoftë, varja jonë në to mund të ketë një efekt të keq në shëndetin tonë mendor, pasi që një britanik mesatar e kontrollon telefonin pothuajse 28 herë në ditë.

Vetë-vlerësimi është njëri prej aspekteve që afektohet nga mediat sociale, pasi që krahasimi me të tjerët mund të sjellë pasiguri, lakmi e zili.

Tjetër aspekt është lidhja njerëzore, pasi që na bën të afrohemi me njëri-tjetrin më shumë në mënyrë digjitale, që bëhen si lloj fasade e personaliteteve tona në jetën reale.

Kujtimet po ashtu na vijnë ndryshe nga mediat sociale, pasi që nëse e shpenzojmë një kohë të konsiderueshme duke u munduar ta shkrepim fotografinë më të mirë, atëherë dështojmë ta përjetojmë atë eksperiencë vetë ne.

Edhe gjumin e bëjmë ndryshe, për arsye se përdorimi i rrjeteve sociale para gjumit na i mohon ca kohë më shumë gjumë dhe pushim.

Nga mediat sociale pëson edhe vëmendja, pasi që përdorimi i tyre ka ndikuar që njerëzit të jenë më lehtë të shpërqëndrueshëm.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*