Gazetarët reagojnë ndaj arrestimeve të fundit: po na përkujtoni regjimin serb!

Shkruan: Laura Kryeziu

Si një qytetare e këtij vendi, si shqiptare e Kosovës, e cila në luftë isha shtatzënë, në Çabratin e Gjakovës ku isha gjatë luftës, e ku ushtarët serb ma pshtetën në bark duke më pyet a e kam djal apo vajzë, e për hir të fatit sot jam gjallë, nuk e harrojë kurr atë ditë kur kapërceja kufoma të shqiptarëve civil të vrarë nga ushtria serbe, më kujtohet tmerri, rrugët më kufoma, po vrapoja pa frymë, pa ditur se ku, sa kalova teqen e Shehut, pak pa arritur në Qarshin e vogël u ndalova nga ushtarët serb, vetëm 19 vjeç shtatzënë, femer, aty këtu ndëgjoheshin të tjera femra, nëna më fëmije, pleq, që po vraponin duke ikur për ta shpëtuar kokën, cdo gjë po digjej përreth, e mbaj fare mirë momentin kur më rrëthuan ( me falni në shprehje por u pata pshurr në vete 🙁), dhe sot pas 21 viteve më të hap TV-në shoh Eulexin, bastis UÇK- në, Ushtrinë e cila u formua për ta mbrojtur e shpëtuar Tokën e tyre, për t’i shpëtuar fëmijet, grat, burrat, pleqt e pafajshëm, e të cilët spo bënin gjë tjetër veçse po jetonin në shtëpit e tyre, nuk e kisha mëndu kurr që më një pamje të tillë si sot do ballafaqohem, kam bësuar shumë që kjo do ndodh më kriminelët, e ushtrinë serbe, që vranë civil të pafajshëm,. Athua a bastisen këta ndojëhere zyrat e ushtris serbe, a arrestuan ndonjë serb për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, për traumat që sot e asaj dite e sa të jem gjallë do i kam, e mua e gjithë neve që sa pasoja na lanë, edhe pse disave nuk na vranë.
Për UÇK-në, e vëndin tim se si nuk ditën të bëjnë politikë,e ta menaxhojnë këtë vend si duhet pas lufte, shpirti po më qan 🙁
Lavdi të rënëve për Liri!
UÇK ❤

Shpërndaje

Comments are closed.