Gashi: Si çlirimtarë shkuat, si fitimtarë do të ktheheni

Shkruan: Nexhdet Gashi, Master i Shkencave politike

Si Çlirimtar shkuat, si Fitimtar do të ktheheni🇦🇱🇽🇰

Këto këmbë, nuk u hoqën nga këpucët me ditë të tëra e ndoshta muaj, u rrudhosen e lënduan aq shumë, aq sa kur u hoqën këpucët ato dolen bashk më lëkurën.

E dhëmbja ishte e madhe, jo nga këpucët dhe lëkura që kishte mbetë brenda, por për shokët që u vranë ballë përballë me armikun, aq sa ishte dhimbje, ishte edhe krenari e shpresë, krenari se po bien për Liri dhe shpresë se Liria është afër.

Nuk menduan se edhe pas Lirisë, do të vazhdojnë të ndjejnë dhëmbje, dhëmbje për atë se do të vazhdojnë të “luftohen” si nga brenda dhe jasht vendit.

Këta janë ata të cilët me këmbët e tyre sa herë e kaluan kufirin shqiptaro-shqiptarë herë për furnizim me armë e herë për të bartë shokët e tyre, duke mos u dorëzu asnjëherë.

Këto këmbë ushtari ishin kështu në kohen e luftës, të atijë ushtari që ju sot e shani dhe gjykoni, të ushtarit i cili me shumë e deshti vdekjen për liri se sa jetën në robëri.

Këta janë ushtarët që ishin të gatshëm të vdesin për Lirinë tonë, duke mos e besu asnjëherë që ne do të ua cenojmë lirinë e tyre.

Këta janë Luftëtarët që sot po përballën me drejtësinë ndërkombëtare, që të mbrohen prej padrejtësive që po ju bëhën atyre.

Këta janë ata që asnjëherë nuk i iken drejtësisë as vendore e as ndërkombëtare, gjithmonë duke mbrojtë luftën e pastër për Liri.

Këta janë çlirimtarët që sot kur i shohim para gjykatës në Hagë, disa “shqipfolës” zgërdhihen deri në përbuzje, e nuk e dijnë se po i zgërdhihen fatkeqësisë së popullit shqiptarë.

Këta janë ata të cilet nga qarqet që asnjëherë se deshtën çlirimin e Kosovës, po quhen “STRUKTUR E ORGANIZUAR KRIMINALE”,
Por jo, gabim janë, sepse këta ishin dhe gjithmonë do të mbesin STRUKTURË E ORGANIZUAR ÇLIRIMTARE, përcjell PaRrotlla.net.

Shpërndaje

Comments are closed.