Gani Geci tregon çfarë notash kishte në shkollë: Isha gjeneratë me Hashim Thaçin

Ish-deputeti Gani Geci thotë se në shkollë ka qenë ‘nxënës i shkëlqyer’ dhe ‘i urtë’.

‘Unë kam qenë nxënës i shkëlqyer në shkollën fillore. Të gjitha pesa i kam pasur”, tha Geci në emisionin “Tete a tete me Adelinën”.

“Shumë i urtë jom kon në shkollën fillore. Baba është kënaq me mua. E kam pasë diplomën e Vukut me të gjitha pesa”, shpjegoi ai.

“Kur kam shkuar në shkollën e mesme ka qenë ai mësimi i orientuar. Në gjeneratë kam qenë me Hashim Thaçin. Edhe vendas. Unë kam qenë kimi dhe ai ka qenë kimi-teknologji”, tregoi Geci.

“Po të mos ishte lufta nuk do të isha ky që jam. Ndoshta do të ishte arti ai që do ta kisha ndjek”, tha Geci.

Shpërndaje

Comments are closed.