Gabimet të cilat i bëjmë të gjithë kur ziejmë çaj

Varietete të ndryshme të çajit kërkojnë jo vetëm kohë të ndryshme për të cilën duhet të qëndrojë çaji, por edhe temperatura të ndryshme të ujit.

Arsyeja përse temperatura e vlimit është e rëndësishme është që disa lloje fletësh çaji janë më delikate se të tjerat, thotë Kiel Stewart, një nga 175 specialistët e çajit të certifikuar në të gjithë botën.

Ai shpjegon që kur është fjala për gjatësinë e kohës e cila është e nevojshme që çaji të qëndrojë sillet nga shkaku i ngjashëm – disa lloje çajesh kanë intensitet më të fortë të shijes se çajet e tjera.

Mirëpo, nëse e lini çajin të qëndrojë gjatë në ujë, shija do t’i bëhet e hidhur.

Stewart rekomandon zierje të çajit duke përdorur filtruesin apo qeskat. Kështu që temperatura e ujit për çaj bimor do të duhej të ishte midis 95 dhe 100 gradë, ndërkaq në qeska apo filtrues me fletë do të duhej ta mbanit në ujë pesë deri në dhjetë minuta.

Për përgatitje të çajit të zi temperatura optimale e ujit sillet nga 90 deri në 95 gradë, ndërkaq fletët e çajit në filtrues do të duhej t’i mbanit nga dy deri në pesë minuta.

Megjithatë, nëse ju pëlqen çaji jeshil, temperatura e ujit duhet të shkojë nga 70 në 90 gradë, dhe qesja ose infuzioni me gjethe duhet të mbahen për 60 deri në 90 sekonda.

Shpërndaje