Franshiza KFC e dyta në botë sipas hulumtimit nga Franchise Direct©.

Institucioni Amerikan Franchise Direct i cili konsiderohet si institucioni më i besueshëm për studime në fushën e franshizave, ka bërë studim në performancën e franshizave të ndryshme në industrinë e ushqimit për vitin 2017 ku në vend të dytë gjendet franzhiza KFC.

Duke përdorur një metodologji që shkon përtej madhësisë së sistemit dhe performancës financiare, renditja përpilohet duke marrë një mori kriteresh, duke i dhënë secilit kriter një vlerë të posaçme.
Franshizat u renditën duke përdorur kritere objektive dhe të matshme, që përfshijnë:
· Madhësia e sistemit bazuar në numrin e njësive
· Të ardhurat për subjektin
· Stabiliteti dhe rritja
· Numri i viteve në veprim
· Zgjerimi i tregut
Renditja bazohet gjithashtu në:
· Praktikat më të mira në fushat e mbështetjes dhe trajnimit të franshizës.
· Politikat e mjedisit
· Përgjegjësitë sociale

Renditja e top 5 franshizave më të popullarizuara sipas studimit duket kështu:

 

  1. McDonald’s
  2. KFC
  3. Burger King
  4. Subway
  5. 7-Eleven

Linku i studimit:

http://www.franchisedirect.com/top100globalfranchises/

 

 

Shpërndaje