Franca thyen rekord me numrin e grave të zgjedhura deputete

Një numër rekord i grave kanë fituar ulëse në Parlamentin e Francës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje, kjo pasi partia fituese e Presidentit Emmanuel Macron, LREM, përpiloi një listë ta balancuar gjinore të kandidatëve për deputetë.

Nga totali i 577 deputetëve të rinj të zgjedhur dje, 233 janë gra, që nënkupton se është thyer rekordi i zgjedhjeve të kaluara prej 155, transmeton Express.

Po ashtu, kjo e radhit Francën nga vendi i 64-t në vendin e 17-t në botë për përfaqësim femëror në parlament dhe në të 6-in në Evropë, duke e tejkaluar Britaninë dhe Gjermaninë.

LREM, e cila e fitoi shumicën dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ka përqindjen më të lartë të grave të zgjedhura në Parlament (47%).

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Pas 27 vitesh, Arabia Saudite dhe Iraku hapin kufirin për tregti