Fotografia e Flora Brovinës, edhe një politikan dhe një media amerikane kishin rënë pre e saj

Mbrëmë është bërë publike një fotografi nga Flora Brovina e cila pretendohej të dokumentonte një rast të dhunimit në luftën e fundit në Kosovës.

Më vonë, doli se kjo fotografi është e dyshimtë dhe është pjesë e disa faqeve pornografike, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, kjo fotografi ishte përdorur edhe më herët nga një gazetë shumë e madhe amerikane dhe një asamblist amerikan

Gazeta “Boston Globe”, ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner.

“Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, ishte titulli me të cilin u publikua artikulli në bashkëpunim me aktivistin Sadiki Kambo ku u paraqit edhe fotografia që gjoja dëshmonte përdhunimin e grave irakiane nga ushtarët amerikanë.

Fotografitë ep prezantuara nga viti 2004 janë pjesë e një filmi për të rritur, e që pre e tyre dyshohet se ka rënë edhe deputetja Flora Brovina.

Në lidhje me këtë artikull të “Boston Globe”, kishin shkruajtur edhe media të mëdha britanike si “The Guardian”, duke raportuar për kërkimfalje.

Ndërkohë, edhe regjisorja e kësaj skene, Andrea Marchand kishte deklaruar në një intervistë se fotografitë e saj janë përdorur nga shumë uebfaqe pa të drejtën e saj.

Ajo ka sqaruar se kjo skenë e paraqitur në këto fotografi është xhiruar në Hungari dhe aktorët e skenës janë të paguar

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*