FOTO/ Mijëra belg marshojnë në rrugë, kundër zgjatjes së orëve të punës

Qytetarë të veshur me të gjelbër apo të kuqe, sipas sindikatave në të cilat bënin pjesë, marshuan në rrugët e Brukselit në protestën e katërt në dy vite kundër qeverisë.

Si pasojë e manifestimit u mbyllën disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit belg.

“Ajo që shohim është se qeveria po kërkon të rrisë fleksibilitetin, të shtyjë moshën e daljes në pension e të reduktojë përfitimet sociale. Këto janë sulme që shënjstrojnë drejtpërdrejt punonjësit dhe përfituesit e ndihmave sociale”, tha një protestues.

Në muajin korrik, qeveria tha se kishte planifikuar të lejonte zgjatjen e javës së punës deri në 45 orë për periudha të kufizuara. Aktualisht, koha maksimale e orëve të punës është 38 orë në javë. Qeveria po konsideron gjithashtu për herë të dytë anashkalimin e një rritjeje automatike të pagave, në mënyrë që ta bëjë Belgjikën më konkurruese.

Man wears mask depicting Belgian PM Charles Michel during a protest over the government's reforms and cost-cutting measures in Brussels
Trade union members march downtown during a protest over the government's reforms and cost-cutting measures in Brussels

Woman wears mask during protest over the government's reforms and cost-cutting measures in Brussels

 
 
 
Shpërndaje

Comments are closed.