FMN-ja bën thirrje për reformë fiskale globale, pas krizës së koronavirusit

Fondi Monetar Ndërkombëtar është i shqetësuar për rritjen e borxhit të vendeve me ekonomi të zhvilluar dhe në zhvillim për shkak të shpenzimeve si stimulim kundër efekteve negative të koronavirusit.

Për këtë arsye, kjo organizatë do të kërkojë nga shtetet që të bëjnë reforma fiskale posa të përfundojë pandemia, bëri të ditur zëvendësdrejtori menaxhues i FMNS-ë, Mitsuhiro Furusawa.

Për herë të parë në histori, borxhi publik botëror u rrit në nivelin mbi 100 për qind të shkallës mesatare të GDP-së pas reagimit të qeverite ndaj krizës shëndetësore, shtoi Furusawa.

“Posa ekonomia të kthehet në binarë, një kornizë afatmesme ose afatgjate duhet të krijohet për t’i menaxhuar financat publike si duhet”, tha ai gjatë një diskutimi virtual të organizuar nga Qendra për Ekonominë dhe Biznesin Japonez të Shkollës së Kolumbisë për Biznes.

“Kjo do të jetë në mesin e prioriteteve më të rëndësishme për rekomandimet tona rreth politikave”, shtoi ai, shkruan “Reuters”.

Shpërndaje

Comments are closed.