Fetahu: Edhe arti flet me ngjyrat kuq e zi

Për t’u përshtatur me simbolikën kombëtare të flamurit kuq e zi, artistja Argenita Fetahu ka vendosur që artin e pikturës ta aplikojë në fytyrën dhe duart e njeriut, ku ngjyrat dominante të flamurit ka arritur t’i shkrijë në një art më të rrallë.
Artistja piktore ka hedhur ngjyrat e saj mbi artisten modele, Arbërita Cikaqi, duke e hibridizuar talentin dhe fantazinë e pikturimit në simbolin kombëtar.
Në dy fotografitë e realizuara me artin mbi fytyrë me dyngjyrëshin nga akreliku, Fetahu ka dhënë mesazhin: “Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë”, thënie kjo e autorit Sami Frashëri, që piktorja ka vendosur t’i shoqërojë punimet e saj edhe me pjesën teorike.
Kryesisht, flamuri kombëtar si simbol i identitetit dhe bashkimit, e karakterizon objektivin e piktores, e cila pos muraleve dhe pikturave mbi pëlhurë ka nisur aplikimin e ngjyrave edhe në modele, që japin mesazhe me shpirtin dhe pamjen e tyre.
Kujtojmë se, piktorja Fetahu ka realizuar murale të shumta pas ekspozitës personale në fillim të këtij viti. Në pamjet e mëposhtme janë disa fotografi për nder të festës së 28 Nëntorit dhe disa nga muralet e piktores shumëdimensionale, Argenita Fetahu./PARROTLLA.NET/
Në videon e realizuar gjatë punës, Fetahu na prezanton detajisht për teknikën e zbatimit të pikturës mbi fytyrë:
Model: Rita Cikaqi
Retouch: Agron Kelmend
Muralet:
Shpërndaje