FBI nis hetimin pas incidentit tragjik në Charlottesville

FBI nisi hetimin për zbardhjen e rrethanave ku një makinë ka përshkuar me shpejtësi të madhe mes për mes turmës duke vrarë një grua në Charlottesville (Virxhinia) gjatë konfrontimeve të dhunshme mes militantëve të ekstremit të djathtë dhe kundër-protestuesve nga ana tjetër.

Nisja e hetimit në lidhje me rrethanat e aksidentit tragjik ku u përfshi një makinë dje në Charlottesville u njoftua në një deklaratë nga ana e njësisë Richmond (Virxhinia) të FBI-së, policia federale amerikane.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: S’ka shqiptarë të prekur