Fauci: Jeta nuk do t’i kthehet normalitetit deri nga fundi i vitit 2021

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë për Sëmundjet Infektive, tha sot se kohët normale nuk do ta zëvendësojnë makthin e gjatë të koronavirusit në SHBA deri nga fundi i vitit 2021, duke shpjeguar se do të duhen muaj për të administruar gjerësisht një vaksinë.

“Unë vazhdoj të presë që një vaksinë të jetë në dispozicion deri në fillim të vitit 2021”, tha imunologu 79-vjeçar.

“Por kur ju të keni mobilizuar shpërndarjen e vaksinës dhe vaksinuar shumicën e popullsisë ose më shumë, me siguri do të ketë ardhur fundi i vitit 2021”, shtoi Fauci për MSNBC.

Shpërndaje

Comments are closed.