Familja sekrete e Vladimir Putin?!

33-vjeçarja Alina Kabaeva, e cila është përfolur se ka pasur një lidhje me Presidentin rus prej vitit 2008, ka marrë dy djemtë, mosha e të cilëve nuk dihet, në një spektakël patinazhi tek “Megasport Arena” në Moskë.

Sipas një dëshmitari, ajo mbante një unazë martese të cilën përpiqej ta fshihte nga kamerat.

63-vjeçari Putin, në 2013-ën bëri publik divorcin nga bashkëshortja e tij Lyudmila dhe vazhdimisht ka refuzuar të flasë rreth jetës së tij personale.

Alina Kabaeva një gjimnaste fituese e medaljes së artë në Olimpiadë, ka mohuar disa herë marrëdhënien me Presidentin rus, por spekullimet nuk kanë reshtur kurrë, shkruan Daily Mail.

 
 
 
Shpërndaje

Comments are closed.