Familja Lipa prezente në stadium, ja për kë bënë tifo

Familja Lipa ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës sot është përballur me përfaqësuesen Anglisë ku dhe përfundoi serinë prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

Në stadium ishin afro gjashtë mijë tifozë shqiptar për të përkrahur kombëtaren nga afër dhe me ta ishte edhe familja Lipa.

Babai i Duas organizatori i ‘Sunny Hill Festival’ ka publikuar disa imazhe duke u futur në St’Mary të mbështjellë kokë e këmbë me flamuj dhe fanella të Kosovës.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*