Evakuohet stacioni qendror në Lozanë të Zvicrës, shkaku i kërcënimeve me bombë

Stacioni qendror i qytetit të Lozanës në Zvicër është evakuuar të dielën pasdite, për shkak të një kërcënimi me bombë.

Mediat lokale raportojnë se evakuimi ka ndodhur rreth orës 15:00 pasi një objekt i dyshimtë u gjet në pjesën qendrore, transmeton lajmi.net

Të gjitha lëvizjet e njerëzve dhe automjeteve janë pezulluar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Ndikimi i Serbisë përmes Listës Serbe, frika më e madhe e Kosovës