Eto’o: Nëse Xavi s’bëhet trajner i Barçës, do ta vras!

Samuel Eto’o e ka thënë me shaka se do ta vrasë ish-bashkëlojtarin e vet, Xavi, nëse ai nuk bëhet trajner i Barcelonës një ditë.

Xavi, i cili ka fituar shumë trofe si lojtar në Camp Nou, ka kohë që shihet si trajner i ardhshëm i Barçës, pasi karrierën prej trajneri e ka nisur në Katar me Al Sadd.

Me Ernesto Valverden që përsëri është nën presion pas fillimit të dobët të sezonit, Eto’o ka sugjeruar se kush mund ta zëvendësojë atë.

“Ai është shef në Katar dhe në Spanjë”, tha Eto’o për Cadena SER duke iu referuar Xavit.

“Nëse nuk bëhet trajner i Barçës, do ta vras!”, shtoi ai.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*