“Elton Mehaj është organizatori i dasmave të ëndrrave” (VIDEO)

Elton Mehaj është menaxheri i kompanisë Estrada Kosovare, e cila merret me organizimin e dasmave dhe ahengjeve familjare deri në detaje.

Një medie nga Shqipëria, me anë të një videoje ka prezantuar menaxherin Elton Mehaj dhe ka treguar punën që ai bën, duke lënë të kuptohet se Estrada Kosovare dhe menaxheri Elton Mehaj tanimë janë të njohur edhe në Shqipëri, shkruan Parrotlla.net. Personi që flet në video, Elton Mehajn e cilëson menaxher që i organizon dasmat e ëndrrave, pasi ai, me punën e tij të palodhshme përkujdeset që çdo detaj i dasmës të jetë i organizuar në mënyrë të përkryer. Poashtu, në video thuhet se Elton Mehaj është i pari në Kosovë i cili merret me organizimin e një dasme komplet dhe që ai mbetet më i kërkuari qe disa vite. /Parrotlla.net/

Shpërndaje

Comments are closed.