Elgiti pret me padurim të bëhet baba, nis përgatitjet për të mirëpritur foshnjën

Elgiti tregon përgatitjet që po bën për të mirëpritur fëmijën.

Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Moderatorja është në muajt e fundit të shtatzënisë, ndërsa kohë pas kohe sjell imazhe me të cilat tregon përgatitjet për të mirëpritur foshnjën.

Njësoj ka vepruar Elgiti sot, i cili ka ndarë me ndjekësit një foto, ku tregon se kishte blerë ulëse për fëmijë në makinë.

“Kur mezi pret të jetë pasagjer”, ka shkruar ai, duke u shprehur i ngazëllyer për pritjen rreth foshnjës, që tashmë ia kanë përzgjedhur edhe emrin por nuk e kanë bërë publik.

Për ndryshe, Elgit Doda dhe Klea Huta kurorëzuan dashurinë me martesë në fillim të këtij viti në Marok.

Shpërndaje

Comments are closed.