Edona dhe Milot Llalloshi me urim special për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Këngëtarja shqiptare ka uruar Kosovën për Pavarësinë e saj.

Me një video të veçantë të publikuar në rrjete sociale, teksa dëgjohet duke kënduar këngën “Thërret Prizreni”, ajo shkroi edhe një mbishkrim.

Edona në video shihet e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe në prapavijë flamuri kuq e zi.

“Urime Kosovë”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit.


Përveç këngëtares, edhe vëllai i saj Milot Llalloshi e ka uruar pavarësinë më të njëjtin video duke shkruar disa fjalë prekëse.

‘Me nder përfaqësova traditat Shqiptare dhe lobova përmes këngës për ëndrrën e Kosovës së Pavarur. Urime Kosovë”, ka shkruar Miloti.

Shpërndaje