Edi Rama e quan skandaloze shkeljen e masave nga presidenti Meta dhe gruaja e tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shkeljen e masave të ndërmarra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve lidhur me pandeminë, lidhur me presidentin Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi në ditëlindjen e aktorit të humorit, Bes Kallaku, duke thyer protokollin anti-Covid.

“Masat si vendos unë por KT. As nuk monitoroj masat se ka institucione. Më duket e pamundur t’i jap përgjigje pyetjes si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Si të gjithë të tjetrët kam parë atë që nuk do të doja të shihte askush shembullin më skandaloz të shekljes së ligjit nga presidenti, zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre.

Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma deri te ceremoninë e dhimbshme mortore.

Na shfaqen në një spektakël të pështirë jo vetëm të karshillëkut por edhe për shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq skam parë kaq kam parë. Ska asnjë aktivitet tjetër as politik përfshirë dhe ata elektoralet që mund të diskutohen me një rëndësi që vë në diskutrim shëndetin. Na duhet të reduktojmë aktivitetet me pjesmarrjen e më shumë personave”, tha Rama.

Kujtojmë se policia gjobiti pronarin e lokalit si dhe personat pjesëmarrës në këtë ditëlindje, ndërkohë që kishin thyer rregullin anti-covid, duke u mbledhur 30 persona, në një kohë kur lejohen vetëm 10. Po ashtu u pezulluan dhe 6 policë.

Shpërndaje