Jahjaga në selinë e OKB-së flet për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

sh-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se edhe ajo po qëndron në SHBA, ku ka marrë pjesë në një sesion që u mbajt në Selinë e Kombeve të Bashkuara.

Jahjaga bëri të ditur se në sesionin për çështjen e dhunës seksuale në konflikt, ajo ka ndarë përvojën e Kosovës me çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara, sot morra pjesë në sesionin e organizuar nga Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Lord Ahmad dhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit Gjeneral për çështjen e dhunës seksuale në konflikt, znj. Pramilla Patten. Gjatë këtij sesioni ndava përvojën e Kosovës me çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar nevojën për çasje në drejtësi për të gjithë të mbijetuarit”, ka shkruar ajo.

Në SHBA po qëndrojnë edhe zyrtarë tjerë të lartë si presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*