E vetme edhe sot para Qeverisë: Igballe Rugova e vazhdon protestën për shkarkimin e Selmanajt

Përplasja në Kuvend ndërmjet deputetes Saranda Bogujevcit dhe zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për çështjen e të pagjeturve, ka shkaktuar debate të shumta madje edhe është kërkuar largimi i tij nga pozita qeveritare.

Zërin ndaj deklaratave të Selmanajt edhe Rrjeti i Gruas, ndërsa kërkojnë edhe largimin e tij nga posti i zëvendëskryeministrit. Majde ky rrjet ka dërguar edhe letër kryeministrit Hoti, duke i kërkuar edhe shkarkimin e tij.

Por Rrjeti i Grave të Kosovës, ka reaguar ndaj Selmanajt edhe përmes protestës së ‘heshtur’ dje para Qeverisë, ndërsa këtë protestë e ka vazhduar edhe sot drejtoresha ekzekutive Igbale Rugova e cila ka dal para objektit të Qeverisë duke mbajtur në duar pankartën me mbishkrimin ” Selmanaj ik ’, e që përçon mesazhin që Semanaj nuk ka vend në Qeveri pas deklaratave të tij në Kuvend për të pagjeturit.

Ndryshe, ky rrjet tashmë ka organizuar peticionin online, e që është thirrje qytetare për shkarkimin e Driton Selmanajt nga posti qeveritar.

Kujtojmë se shkarkimin e Selmanajt e ka kërkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa si mas penalizuese për të ata kanë paralajmëruar se se nuk do të jenë në seanca të Kuvendit nëse aty do të jetë Selmanaj.

Shpërndaje