E tmerrshme: Pejani e rreh gruan dhe e përzë nga shtëpia bashkë me tre fëmijët

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në pejë, meqenëse pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka larguar nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tyre.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Pejë 17.09.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e ka larguar nga shtëpia bashke me tre fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shpërndaje

Comments are closed.