“E talli për të folurën”, Paloka hakmerret me bojë ndaj Ramës

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur tensione dhe debate. Deputeti i PD-së Edi Paloka gjuajti me bojë të zezë kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit e talli për mënyrën e të folurit.

Teksa Paloka gjuaji Ramën me bojë të zezë në krahë të tij ishte edhe Elisa Spiropali. Kjo e fundit nuk i ka kursyer ofendimet ndaj Palokës pasi Rama u bë me bojë të zezë. Madje ministrja i ofroi edhe një picetë kryeministrit për t’u fshirë por kjo u refuzua nga ky i fundit.

Në videon e mëposhtme  Spiropali e quan Palokën ‘qelbësirë’ dhe shprehet për të:  S’ka turp’. Kjo lexohet qartë në mimikën e ministres.

Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë, e me sa duket nënkryetari i PD-së, deputeti Edi Paloka e ka menduar mirë si të hakmerret ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili dy seanca të kaluara e vuri në lojë për shkak të mënyrës së të folurit.

Të gjithë e panë se si dy javë më parë, kryeministri imitoi theksin e Palokës dhe madje videot e tij bënë xhiron e rrjetit, e pikërisht duket se ky ka qenë motivi që sot deputeti i PD e ka lyer me bojë shefin e qeverisë.

Kështu deklaron PD, e cila thotë se “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në  mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinioni publik”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas aktit të gjuajtjes me ngjyrë nga ana e deputetit të Partisë Demokratike Edi Paloka.

Duke publikuar videon Rama ka cituar gjeniun Albert Ajnshtajn se ‘Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut’.
“”Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, ka shkruar Rama. /PARROTLLA.NET/

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*