E mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet pejani

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka marrë një veturë me qira dhe nuk e ka kthyer më, më 13 korrik në Pejë.

I dyshuari nuk ka dhënë informacione për vendndodhjen e veturës as gjatë intervistimit nga policia.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ankuesi mashkull/kosovar ka informuar se i kishte dhënë me qira veturën të dyshuarit mashkull/kosovar dhe i njëjti nuk ia kishte kthyer më. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit nuk ka dhënë dëshmi se ku mund të jetë vetura e ankuesit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.

Shpërndaje

Comments are closed.