“E donim Balen në Man United, por ai zgjodhi Realin dhe bëri zgjedhje të duhur”

Në vitin 2013, Gareth Bale ka mundur të përfundojë në Manchester United.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i ‘Djajve të Kuq’ atë kohë, Davi Moyes.
Ai ka zbuluar se Manchester United zyrtarisht nisi punën dhe tentoi blerjen e Bale, por uellsiani zgjodhi në fund të luajë me Cristiano Ronaldon te Real Madridi.

“Doja që Gareth të bëhej blerja e parë e imja në united. Bëmë gjithçka që mundëm, madje kishim edhe një helikopter për të shkuar dhe për ta marrë atë, por në fund zgjodhi Real Madridin. Besoj se bëri zgjedhje fantastike sepse fitoi katër Liga të Kmapionëve dhe pati karrierë të shkëlqyer”, tha Moyes.

Pas sezoneve të vështira me Zinedine Zidanen, Bale vendosi të kthehet në Angli, te ish skuadra, Tottenham, ku do të qëndrojë në formë huazimi deri në verën e vitit 2021.

Për shtatë sezone në Real Madrid, Bale ka shënuar 105 gola në 251 paraqitje, derisa ka dhuruar 68 asistime.

Ai ka fituar mbi 10 trofe, veçuar katër Champions League.

Shpërndaje

Comments are closed.