Dy vëllezër ndërrojn jetë për një ditë në Pejë, dyshohet se ishin të infektuar me koronavirus

Raportohet se 2 vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës.

Vëllezërit kishin simptoma të gripit Covid-19 dhe dyshohet se vdiqën si rezultat i këtij virusi.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së u regjistruan 225 raste – prej tyre 6 nga Peja.

Shpërndaje

Comments are closed.