Dy simptomat Covid-19, të cilat nëse nuk menaxhohen – rrisin shanset për shtrim në spital

Ndërsa mund të mos ketë diçka të tillë si simptomë “e mirë” e Covid-19, disa janë padyshim më të rënda se të tjerat.

Një studim i fundit, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegët, zbuloi se dy simptoma serioze të Covidit në veçanti mund të tregojnë një shans më të lartë për shtrim në spital midis tyre dallojmë simptomat si ethe e vazhdueshme dhe humbje e oreksit shkruan burimi BestLife.

Shpërndaje artikullin

Ekipi hulumtues pas studimit, përdori një aplikacion për të mbledhur të dhëna nga mbi 4,100 pacientë me Covid dhe zbuloi se afërsisht 13 përqind e pjesëmarrësve përjetuan sëmundjen Covid të formës së gjatë”, prej 28 ​​ditëve.

“Tek individët me kohëzgjatje të gjatë, ethet e vazhdueshme dhe vaktet ushqimore të anashkaluara ishin parashikues të fortë të një vizite pasuese në spital,” shpjegon studimi.

Kjo do të thotë që në mesin e grupeve që vuanin më gjatë nga koronavirusi, me këto dy simptoma serioze ishin ndër më të goditurit.

Shpërndaje

Comments are closed.