Dumoshi ia dha lamtumirën Lezes: Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne

Sot është varrosur aktorja e njohur Leze Qena.

Trupi i Leze Qenës do të prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.

Në ceremoninë mortore të aktores, e pranishme ishte edhe Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi ka ndarë disa fotografi në Facebook, nga ceremonia e varrimit të Lezes, duke ia dhënë lamtumirën e fundit asaj.

“Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne – Lamtumirë, Leze Qena”, shkruan Dumoshi.

Leze Qena ndërroi jetë mëngjesin e 25 marsit në moshën 85-vjeçare në QKUK.

Skenën e teatrit e mbylle, dashurinë e madhe e le tek ne.Lamtumirë, Leze Qena!

Posted by Vlora Dumoshi on Thursday, March 26, 2020

Shpërndaje

Comments are closed.