Dua Lipa sjell imazhe të reja nga ‘AMA’

“American Music Awards” mbrëmë u mbajt në teatrin “Microsoft” në Los Angeles.
Shumë këngëtarë të njohur botëror ishin pjesë e këtij eventi, ndërsa nuk munguan edhe tri shqiptaret: Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Dua ishte e nominuar si ‘Artistja e re e vitit’ por që bashkë me Beben nuk rrëmbyen asnjë çmim. Megjithatë Bebe ndezi publikun me performancën e saj me dy projektet e suksesshme ‘One Kiss’ dhe ‘Electricity’.

Ndërsa tani në profilin zyrtar, Instagram ajo solli disa imazhe të reja nga ngjarja e mbrëmshme ku Lipa mori gjithë vëmendjen në një fustan të bardhë, madje të tillë nuk kishim parë.

“Më shumë foto nga mbrëmë, tepihu i kuq”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Ndryshe, Rita dhe Bebe qëndruan gjatë gjithë kohës së bashku kurse Dua argëtohej më shumë me familjen e saj.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*