Dua Lipa pa turne muzikor: Jam duke u përgatitur për albumin e ri

Dua Lipa është këngëtarja e momentit në rrafshin ndërkombëtar duke rrëmbyer disa çmime muzikore.

Këngëtarja është bërë shqiptarja e parë që ka fituar çmime në “Grammy Awards” si dhe tashmë ka disa çmime në “Brit Awards”.

Ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit më të ri muzikor që pritet të jetë shumë shpejt në duart e fansave.

Kjo ka bërë që zeshkania të mos e nis ndonjë turne koncertal anembanë globit dhe të koncentrohet në videokëngët e reja.

Kështu së paku 23-vjeçarja i është përgjigjur pyetjeve të fansave që e ndjekin në llogarinë personale në Twitter.

” Asnjë turne deri në nxjerrjen e albumit të ri. Ende jam duke i planifikuar të gjitha dhe për momentin i kam dhjetë këngë në listë”, ka pohuar bukuroshja në rrjetet sociale.

Ndryshe, Lipa pritet që të jetë gjatë verës në Kosovë, ku do të performojë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*