Dua Lipa ka thyer rekord në nominimet e “Grammy Awards 2021”.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka thyer edhe një rekord, shkruajnë mediat e huaja.
Dua ka dominuar së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021” dhe sigurisht se ky është një tjetër sukses i madh i saj.
Ajo po kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.
Këto janë disa nga kategoritë ku u nominua Dua Lipa:
Albumi i vitit
Future Nostalgia — Dua Lipa
Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit
Don’t Start Now
Kënga e vitit
Don’t Star Now
Performanca më e mirë POP
Don’t Start Now
Albumi më i mirë POP
Future Nostalgia
Vokali më i mirë i albumit POP
Future Nostalgia
Kujtojmë se dje në “AMA 2020” ajo fitoi çmimin e “Këngës më të preferuar Pop”.