Dua Lipa befason fansat, nxjerr këngën e parë të re pas albumit

Dua Lipa ka publikuar një këgnë të re, në bashkëpunim me artisten Angele, këngën me titullin ‘Fever’.

Këngëtarja Dua Lipa, është njëra ndër këngëtaret më të famshme në botë dhe më “In” për momentin, kjo për shkak stilit të saj të veçantë dhe punës së palodhshme që ajo po bënë.

Kënga e fundit e këngëtares ka qenë “Levitating” me reperin DaBaby,, këngë kjo e cila është bërë edhe ‘remix’ me këngëtaren me famë botërore Madonën, por kjo kënga e fundit është ajo origjinalja.

Kujtojmë se këto dy versione të këngës së njëjtë kanë qenë tejet të pëlqyera nga publiku duke u shoqëruar kështu me miliona klikime në Youtube.

Si duket Dua nuk ka të ndalur, sukseset e këngëtares sa vinë e shtohen, këtë e ka bërë të ditur edhe vet këngëtarja duke qenë super aktive në jetën e saj profesionale.

Këngëtarja ditën e djeshme ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me një këngëtare mjaftë interesante e cila quhet Angele, ndërsa kënga titullohet “Fever”.

Angele këndon në gjuhën frënge, dhe kënga po rezulton të jetë mjaftë interesante, si fillim kënga është duke u pëlqyer shumë, por presim si do të rrjedhin gjërat gjatë ditëve në vijim.

Shpërndaje

Comments are closed.