Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj rezulton pozitiv me Covid-19

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Ademi e ka konfirmuar  se ka dalë pozitiv me virusin. Ai thotë se është njoftuar nga IKSHPK pasi ishte testuar për rezultatin e tij.

Komuna e Ferizajt është nëjra ndër komunat më të prekura me Covid-19. Gjithsej raste të konfirmuara në këtë komunë prej fillimit të pandemisë janë 153, ndërkohë që 126 janë shëruar.

Shpërndaje

Comments are closed.