Drejtori Berisha takoi sot drejtorin ekzekutiv të EASA z, Partick Ky

Drejtori i AAC-së, z.Eset Berisha po merr pjesë në konferencën e shtatë të bashkëpunimit ndërkombëtarë të organizuar nga Agjencia Evropiane për Siguri të Aviacionit, e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Në këtë konferencë të organizuar nga EASA marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të aviacionit dhe ekspert të fushave të ndryshme të aviacionit nga shtetet e ndryshme të të gjitha kontinenteve.

Me këtë rast drejtori Berisha takoi drejtorin ekzekutiv të EASA z. Patrick Ky, të cilin e njoftoi për zhvillimet pozitive të aviacionit civil në vendin tonë dhe për hapat e ndërmarrë për normalizimin e hapësirës ajrore. Drejtori i EASA z. Ky, vlerësoi sigurinë e aviacionit civil dhe theksoi gatishmërinë për përkrahje të institucioneve aeronautike të vendit tonë.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*