“Dorëheqja e Ismail Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare”

“Le Journal” ka botuar, të premten e 24 janarit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi dorëheqjen e Ismail bej Qemalit nga qeveria e përkohshme shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image

Dorëheqja e Ismail Qemalit
Vlorë, 22 janar.
Komisioni i Kontrollit pati marrë, pak ditë më parë, një deklaratë nga Ismail Qemali, ku saktësohej se ai ishte i gatshëm, për të mirën e vendit, të jepte dorëheqjen.
Sot, i ftuar nga komisionerët për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, Ismail Qemali i dorëzoi komisionit të kontrollit kompetencat e tij me qëllim çlirimin e Shqipërisë nga çrregullimi dhe krijimin e një qeverie të vetme për të.

Një procesverbal u hartua dhe pastaj u nënshkrua nga ministrat dhe anëtarët e Komisionit të Kontrollit.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*