Donatella Versace i bën dhuratë Dua Lipës (FOTO)

Dua Lipa shkëlqu me performancën e saj në AMAs, me të cilën i ka mahnitur të gjithë.

Por duket se personit që i ka lënë më së shumti mbresa, ishte stilistes së njohur botërore, Donatella Versace, pasi ajo i ka bërë një dhuratë të cilën Dua e ka publikuar.

Dua Lipa hyri në Instagram për të sjellë një video në Instastory ku paraqiti disa lule të veçanta para nesh, lulet kishin ngjyra të ndryshme si kaltër, vjollce dhe të verdhë.

“Wow!!!! Donatella Versace faleminderit shumë, këto janë kaq të bukura”, shkroi këngëtarja.

Theksojmë se projekti i fundit muzikor i Duas është bashkëpunimi me këngëtaren e famshme amerikane Miley Cyrus, i titulluar”Prisoner”.

Shpërndaje