Dogana gjermane ndalon 35 tonë lodra ‘fidget spinner’ të rrezikshme për fëmijë

Dogana gjermane pritet të shkatërrojë mbi 35 tonë të ‘fidget spinner’-ëve pasi janë cilësuar si ‘të pasigurt’.

Lodrat janë konfiskuar në doganën e Aeroportit të Frankfurtit, nga ku pritej të shiteshin nëpër dyqane.

Lodrat rrotulluese kishin arritur në Gjermani nga Kina. Këto pajisje kanë pushtuar botën, mirëpo modelet e “pasigurta” kanë drita LED të cilat lehtësisht mund të shkëputen nga pajisja e të përpihen nga fëmijët e vegjël, ka thënë Zyra Qendrore e Doganës, transmeton Koha.net.

Sipas zyrtarëve doganorë, pajisjeve u mungonte edhe shenja CE, që kërkohet për mbrojtjen e konsumatorit.

Muajin e fundit, një vajzë e vogël në Texas, Houston, është dashur t’i nënshtrohet një operacioni pasi i kishte ngecur në fyt një copë e ‘spinnerit’. Fatmirësisht, operacioni ka kaluar me sukses.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Google, me aplikacion që zbulon sëmundjet me ‘smartphone’