Videoja e mëposhtme tregon momentin kur kongresmenët, të cilët do të certifikonin fitoren e Biden, lajmërohen nga forcat e sigurisë se duhet ta braktisin ndërtesën.
Menjëherë, sapo mbështetësit e Trump vërshuan në ndërtesë, të gjithë kongresmenët u lajmëruan dhe u ngritën që të braktisnin sallën.
Certifikimi i Joe Biden si president ka sjellë tensione të mëdha në SHBA. Turma e mbështetësve të Trump ka vërshuar brenda Kongresit të SHBA-së.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar hapur nëpërmjet një ‘’Tweeter’’ krahun e djathtë të tij, zv/presidentin në detyrë Mike Pence.
Trump i kërkoi sot nga protesta Mike Pence që ky i fundit mos pranonte në Kongres rezultatin e zgjedhjeve nga numërimi i votave elektorale, por ky i fundit deklaroi në sallë se s’mund të ndryshonte rezultatin final.
Presidenti në detyrë e kritikon Pence se nuk pati kurajon të bëjë gjënë e duhur për të mbrojtur vendin e Kushtetutën. Sipas tij SHBA kërkon të vërtetën.
STATUSI NGA DONALD TRUMP:
Mike Pence nuk kishte guximin të bënte atë që duhej të ishte bërë për të mbrojtur vendin tonë dhe Kushtetutën tonë, duke u dhënë shteteve një shans për të vërtetuar një grup të korrigjuar të fakteve, jo ato mashtruese ose të pasakta, të cilave u kërkohej të vërtetonin më parë. SHBA kërkon të vërtetën!
Mike Pence didn’t have the courage to do what should have been done to protect our Country and our Constitution, giving States a chance to certify a corrected set of facts, not the fraudulent or inaccurate ones which they were asked to previously certify. USA demands the truth!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 6, 2021