“Dikur isha rosë e shëmtuar, tani një mjellmë”, rrëfehet Georgina Rodriguez

Rrëfehet Georgina Rodriguez si rrallë herë më parë.

Gerogina Rodriguez e dashura e Christiano Ronaldos është shprehur si rrallë herë për jetën e saj personale, duke rrëfyer detaje nga fëmijëria e saj, shkruan Daily Mail.

Ndërsa tani Cristiano Ronaldo dhe e dashura modele bëjnë një jetë luksi, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Në kohën kur ishte adoleshente zeshkania seksi jetonte në një shtëpi të vogël, që e ndante me të tjerët dhe punonte shitëse në dyqan ku paguhej 250 funt në javë në Huesca, Spanjë.

Rodriguez u shpërngul në Bristol në moshën 17 vjeçare, ku punoi si dado në një familje për të mësuar gjuhën angleze, në anën tjetër babai i saj bëri dhjetë vjet burg, për trafikim droge.

Por tani 26-vjeçarja bën një jetë super luksoze së bashku me yllin e futbollit Christiano Ronaldo, i cili paguhet 540.000 funta në javë nga Juventus.

Ronaldo gjithashtu u rrit në një familje të varfër në Madeira dhe zbuloi në një intervistë me Piers Morgan vitin e kaluar se ai kërkonte ushqim kur ishte fëmijë në Sporting të Lisbonës.

Dhe Rodriguez pranoi se çifti ende nuk dihen të pranuar nga njerëzit e klasës së lartë.

Në një intervistë me Mujer Hoy ajo tha, “Unë kam një moto ‘çfarëdo që të bësh, do të kritikohesh’.”

“Njerëzit janë shumë xhelozë ndaj meje dhe partnerit tim. Zilia është një ndjenjë që kalb qeniet njerëzore, nuk i bën ata të evoluojnë dhe i mbush me urrejtje dhe inat,” u shpreh Georgina.

Rodriguez është një nga personazhet më të ndjekur në Instagram me 21.5 milion ndjekës.

Ajo ka nënshkruar një varg kontratash fitimprurëse modelimi, përfshirë edhe Vogue.

Por 26-vjeçarja pretendon se si askush nuk e dinte sesi do behej kur të rritej pasi kur ishte fëmijë ngjante me një ‘rosë të shëmtuar’.

“Kur isha e vogël isha një rosë e shëmtuar, tani jam shndërruar në një mjellmë. Askush nuk do ta mendonte se do bëhesha kaq e bukur”shtoi ajo. “E dua veten kështu siç jam, me pa përsosmëritë. Askush nuk është perfekt. Por ne jemi unikë.”

Shpërndaje

Comments are closed.