Dije Demiri-Frangu: E kujton ende malarjen

Shkruan: Dije Demiri-Frangu

E KUJTON ENDE MALARJEN
(Prishtinës)
Që 7000 vjet ecë vijave të gjakut udhës së qumështit
Ecë bashkë me dashnorët e Gërmisë
Shpesh merr hov si drenushat pranverave
Netëve ende të vinë imazhet e fytyrës së shëmtuar nga malaria
S’di sytë si të patën shpëtuar, o Zot
Ulpiana si motër të pat mbajtur në krah si foshnjën
Me kripën e syve t’ vet t i thante plagët
Ende të endin shtretërve ëndrrat e huaja Prishtinë
të shtrydhin e ndrydhin e pickojnë si insekte helmuese
Njëherë desh më patën lënë mend nga pikëllimi i yt
Derisa e pash se nuk ikje nga Dardania
Ku thith gurët e kohëve si qumësht qielli
O ç’gjamë pate bërë për eshtrat e Bogdanit
Ende kam aritmi nga ajo gjame e jotja Prishtinë
Toka hapej e toka mbyllej për çast nga vaji yt
Më hidhej të të mbaja në krahët e mi të këputur

Po sa mirë bliri i vjetër çelë çdo pranverë
Fytyrën ta lanë me shpirtin e tij
Dhe mua dhembjen që kam

Shkruar e botuar më 2018./parrotlla.net/

Shpërndaje

Comments are closed.